MPJ e Kosovës dënon cenimin e sigurisë në Maqedoni

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve në Maqedone duke i dënuar siç thuhet incidentet atje.

“Republika e Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi me qëllime destabilizuese në Maqedoni”, theksohet në reagim.

Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin.

MPJ apelon për përmbajtje nga dhuna në Maqedoni

Prishtinë, 9 maj 2015 – Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës po përcjell me shqetësim të thellë lajmet në Maqedoni për incidentet e dhunshme në disa lokalitete, me viktima te raportuara.

Republika e Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi me qëllime destabilizuese në Maqedoni. MPJ njëkohësisht apelon tek të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut politik, në kuadër të institucioneve të vendit dhe Marrëveshjes së Ohrit, që garanton integritetin e Maqedonisë dhe përmbushjen e të drejtave të komuniteteve.

_________________________________________

LEXO MË SHUMË

LEXO: Aksion policor në Kumanovë, digjet shtëpia, polic të lënduar (VIDEO)

LEXO: FOTO-VIDEO nga situata në Kumanovë

LEXO: Bastiset një familje nga polcia në fshatin Hotël (FOTO)

LEXO: Mediat bëjnë apel për përmbajtje dhe qetësi!

LEXO: Bllokohet autostrada në Kumanovë

LEXO: BDI me komunikatë për Kumanovën: Mos bini pre e provokimeve

LEXO: Koha: Tre polic të vrarë dhe 12 të plagosur në Kumanovë

LEXO: Kryetari i OVL–UÇK-së: Larg duart nga Kumanova heroike!

LEXO: Matoshi: Qeveria ku është Ahmeti po vrasin shqiptarët

LEXO: Aida Dërguti e VV-së kërcënon Maqedoninë

LEXO: Lideri i VV-së Visar Ymeri: Tirana dhe Prishtina ta ndalin regjimin e Gruevskit

LEXO: PDSH me komunikatë për Kumanovën: Mos bini pre e provokimeve

Lajme të ngjashme

Back to top button