PDSH me komunikatë për Kumanovën: Mos bini pre e provokimeve

Partia Demokratike Shqiptare përmes një komunikate ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kumanovë duke theksuar se me vëmendje i ndjek zhvillimet e reja të situatës në Kumanovë dhe apelon deri tek qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe në asnjë mënyrë të mos bien pre e provokimeve.

“Partia Demokratike Shqiptare, konform pozicionit momental politik që ka si opozitë, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe institucionet e tjera qeveritare të involvuara në këtë situatë, që me veprimet e tyre në asnjë mënyrë të mos cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Partia Demokratike Shqiptare ka potencialin dhe aftësinë politike që pakënaqësitë e akumuluara ti artikulojë me metoda politike dhe ti mbrojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë si dhe apelon që shqiptarët të mos bëhen pjesë e skenarëve të individëve dhe grupeve të ndryshme me agjendë dhe qëllime të cilat nuk përkojnë me metodat me të cilat shqiptarët do të donin të zgjidheshin problemet e tyre.

Apelojmë tek faktori ndërkombëtar që urgjentisht të ndërhy në këtë situatë me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës.” thuhet në komunikatën e PDSH.

LEXO MË SHUMË

LEXO: Aksion policor në Kumanovë, digjet shtëpia, polic të lënduar (VIDEO)

LEXO: FOTO-VIDEO nga situata në Kumanovë

LEXO: Bastiset një familje nga polcia në fshatin Hotël (FOTO)

LEXO: Mediat bëjnë apel për përmbajtje dhe qetësi!

LEXO: Bllokohet autostrada në Kumanovë

LEXO: BDI me komunikatë për Kumanovën: Mos bini pre e provokimeve

LEXO: Koha: Tre polic të vrarë dhe 12 të plagosur në Kumanovë

LEXO: Kryetari i OVL–UÇK-së: Larg duart nga Kumanova heroike!

LEXO: Matoshi: Qeveria ku është Ahmeti po vrasin shqiptarët

LEXO: Aida Dërguti e VV-së kërcënon Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Back to top button