REAGIM ndaj Ministrit të Drejtësisë, prof.dr.  Adnan Jashari

Ne avokatët-anëtarë të Dhomës së Avoketëve të Republikës së Maqedonisë të përkatësisë shqiptare, KËRKOJMË nga partneri i koalicionit në Qeverinë e Maqedonisë –BDI, gjegjësisht nga Ministri i Drejtësisë, URGJENTISHT dhe të debllokojë procesin e sjelljes së ligjit për Noterët në Maqedoni, i cili parasheh që në mënyrë të obligueshme pjesëmarrjen e avokatëve në të gjitha procedurat e noterëve.

Ky propozim ligj tashmë shtatë muaj është i bllokuar në procedura qeveritare nga ana e Ministrit të Drejtësisë dhe për ne ende në rrethana të paqarta, me çka dëmton qindra avokatë nga përkatësia shqiptare, por edhe të gjithsej 2500 avokatëve në Maqedoni.

Krahas dëmit material që u shkaktohet avokatëve me këtë bllokim të ligjit, dëm kanë edhe qytetarët e Maqedonisë për shkak të rritjes së sigurisë juridike, sillen këta ndryshime ligjore. Nëse mënjëherë nuk sillet ky ligj do të kërkojmë ndryshim të tërësishëm të sistemit të noterëve dhe kthimin e punës së avokatëve nga të cilët është marrë dhe  është deleguar te noterët.

Merxhan Dauti, avokat

anëtarë i bordit drejtues të Dhomës së avokatëve të R. Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Back to top button