Vendet kandidate kanë nevojë të zhvillojnë administratën e tyre për anëtarësi në Bashkimin Europian

Administrata është pasuria më e madhe e një vendi dhe të një kombi roli i së cilës bëhet gjithnjë më i madh dhe më i vështirë. Ne po ecim drejt Integrimeve Evropiane e cila po ashtu është një proces i negociatave intensive. Me paraqitjen e qindrave dhe mijërave problematikave që po negociohen me vendet anëtare. E vërteta është se asgjë nuk i përcakton më shumë ritmet e Integrimit Evropian se sa administrata e vendit dhe fuqia e saj reformuese.

Reformimin i administratës publike është një proces i vazhduar dhe i rëndësishëm, sepse sjell modernizimin e vet Shtetit. Për qytetarët, administrata është faqja e dukshme dhe e prekshme e vet Shtetit. Një qeverisje demokratike bazohet “në një administratë efikase, të integruar, transparente dhe më afër qytetarëve. Veçanërisht vitet e fundit qeveritë e vendeve demokratike i japin një rëndësi gjithmonë e më të madhe modernizimit të administratës publike. Në mjaft vende në përbërje të qeverisë përfshihet edhe një dikaster i veçantë, që mbulon fushën e drejtimit dhe modernizimit të administratës publike.

Vendet kandidate kanë nevojë të zhvillojnë administratat e tyrë për të arritur nivelin e besueshmërisë së Hapësirës Administrative Europiane dhe një prag të pranueshëm të parimeve të përbashkëta, procedurave dhe marrëveshjeve strukturore administrative.Vendet kandidate duhet të arrijnë një standart minimal cilësie dhe besueshmërie të administratën publike.

Republika e Maqedonisë prej vitit 1991 dhe në mënyrë të veçantë mbas firmosjes së “Marveshjes Kornizë të Ohrit”në vitin 2001 është përcaktuar qartësisht në orientimin strategjik për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Që të arrihet ky synim në R. e Maqedonisë duhet që të bëj reformimin e administratës publike duke u larguar sistemi i vjetër i funkësionimit të administratës dhe shërbyesëve publik në transferimin e administratës publike në atë moderne.

Duhet të konsiderohet gjithashtu edhe fakti që Integrimi në UE është një proces evolues (parimi i ecurisë në ndërtimin e UE). Kjo do të thotë që një shtet duhet të tregojë një masë të mjaftueshme ecurie për ta krahasuar veten në mënyrë të kënaqshme me nivelin mesatar të Shteteve Anëtare të UE. Niveli i konvergjencës në 1986 (kur Portugalia dhe Spanja hynë në UE) ndryshoi në 1995 (kur Austria, Finlanda dhe Suedia hynë në BE), dhe do të ndryshojë përsëri në të ardhmen kur vendet kandidate të hynë në Unionin Evropian. Kjo do të thotë që nuk është e mjaftueshme për vendet kandidate të arrijnë nivelin mesatar të tanishëm të administratës publike në Shtetet Anëtare ekzistuese të UE. Do të jetë e nevojshme që ato të arrijnë nivelin mesatar të ardhshëm të Shteteve Anëtare. Me fjalë të tjera, një vend kandidat duhet të jetë në gjendje të mbushë boshllëkun midis nivelit të tanishëm të administratës publike të tij dhe nivelit të ardhshëm, kur të hyjë efektivisht në UE. Nuk është e mjaftueshme që një vend kandidat të krahasohet me Shtetin “më të keq” Anëtar të UE. Krahasimi duhet të bëhet midis vendit kandidat dhe mesatares së gjithë Shteteve Anëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button