Komuna e Çairit vazhdon me asfaltimin e rrugëve në lagjen e Gazi Babës

Komuna e Çairit vazhdon me punimet në drejtim të asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave në lagjen e Gazi Babës.
Në rrugen “Ordan Çopella” me gjatësi prej 360 m dhe gjërësi të rrugës prej 4 deri 4.5 m, është asfaltuar sipërfaqe totale prej 1600 m2.
Në rrugën “Saraevska” me gjatësi prej 215 m dhe gjërësi të rrugës prej 3.6 deri 4.6 m, është asfaltuar sipërfaqe prej 1275 m2.
Gjithashtu janë asfaltuar edhe rrugicat e rrugës “Saraevska” me gjatësi prej 80 m dhe me gjërësi të rrugës prej 3.6 m, në total një sipërfaqe prej 425 m2.
Ky investim u realizua nga buxheti i Komunës së Çairit.

MBAL5450

MBAL5462

Lajme të ngjashme

Back to top button