Reformistët e VMRO-së në Beograd: Gruevski fajtor për situatën!

Para mediave dhe opinionit në Beograd, iniciatorët për reforma në VMRO DPMNE, Jove Kekenovski, Vlladimir Llazarevik dhe ish shefi i DSK-së Goran Mitevski, sqaruan sot krizën politike në Maqedoni. Sipas Kekenovskit dhe Llazareviqit, nuk ka asnjë dyshim se fajtorët kryesorë për krizën aktuale politike janë udhëheqësit aktual të partisë së tyre, VMRO DPMNE-së, në krye me Nikolla Gruevskit, transmeton Alsat M.

Ata theksuan se rrugëdalja e vetme nga kriza është përgjegjësia politike dhe dorëheqja e Gruevskit.

“Në shekullin 21, nuk është e lejuar që në territorin e Evropës Juglindore, në Ballkanin Perëndimor të funksionojë shtet partiak ku kemi një oligarki  politike, që është në mënyrë absolute sipërore, e qytetarët janë të nënshtruarit e saj”, deklaroi Jove Kekenovski, Forumi i patriotëve.

“Fillimisht patjetër të ketë dorëheqje, përgjegjësi. Ne në Maqedoni shohim se garnitura qeveritare nuk e di farë se çfarë domethënë përgjegjësi politike. Publiku duhet ta thyejë pasqyrën, mitologjinë e krijuar për veprën dhe figurën e Nikolla Gruevskit, u shpreh Vlladimir Llazareviq, iniciator për reforma në VMRO.

Nga ana tjetër, Goran Mitevski, i cili ishte drejtor i DSK-së në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 2001, theksoi se janë të kota tentimet që kriza aktuale politike të krahasohet me konfliktin e armatosur të vitit 2001, pasi aktualisht sipas tij, nuk ka asnjë parakusht për konflikt të ri ndëretnik.

Lajme të ngjashme

Back to top button