Mot me vranësira mesatare dhe erë të përforcuar

Moti në pjesën më të madhe të Maqedonisë do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, e cila veçanërisht do të shfaqet përgjatë Vardarit ku në momente do të arrijë shpejtësi edhe deri në 60 kilometra në orë.

Në pjesët lindore do të ketë edhe vranësira të rritura me shi të dobët lokal. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në shtatë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e përforcuar veriore e përkohshme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 16 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten moti do të jetë stabil dhe i thatë, ndërsa të shtunën do të ketë të reshura të përkohshme lokale të shiut. Temperatura do të jetë në rritje graduale.

Lajme të ngjashme

Back to top button