Protestë masive kundër paktit tregtar BE-SHBA
Qindra demonstrues kanë dalë kundër një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis SHBA-ve dhe BE-së dhe kjo është një nga protestat më të mëdha të kësaj natyre.
Raundi i ardhshëm i bisedimeve mbi Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve (TTIP) do të fillojë të hënën në Nju-Jork dhe do të synojë heqjen e barrierave doganore dhe rregulluese midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës.
Opozita kundër paktit është e madhe. Marshimi i së shtunës u organizua nga një aleancë ndërkombëtare e organizatave joqeveritare, unioneve, partive politike dhe grupeve nga 45 vende.
Rreth 22 mijë njerëz marshuan në qytetet austriake. Shumica e tyre besojnë se pakti do të dëmtojë sektorin e bujqësisë dhe farmaceutik, por edhe konsumatorët. Disa të tjerë frikësohen se ai do të kërcënojë shëndetin dhe standardet e sigurisë së ushqimit.