Lustrohet ish-ndihmës sekretari i MPB-së
Komisioni për verifikimin e fakteve, në seancën e sotshme me shumicë votash vendosi që pesë persona të lustrohen, sepse kanë qenë urdhërdhënës, ndërsa njëri është shpallur edhe si bashkëpunëtor me shërbimet sekrete.
Bashkëpunëtori i cili ka qenë i punësuar në MPB si ndihmës sekretar, sipas Komisionit, ka ndjekur njerëz të cilët kanë pasiur pozicione të ekstremizmit dhe nacionalizmit maqedonas.
Sipas Ligjit, identiteti i të lustruarit do të publikohet për tre ditë.