Kërkojnë rikthimin e Shefqet Krasniqit në krye të Xhamisë së Madhe
Të premten në namazin e Xhumasë disa të rinj kanë kërkuar rikthimin e Shefqet Krasniqit në krye të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Kjo nismë është ndërmarrë nga disa të rinj.
Një kërkesë e tillë vjen pasi ditë më parë Bashkësia Islame e ka shkarkuar Krasniqin nga detyra e udhëheqësit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
“BIK, kthejeni Shefqet Krasniqin në Mimber. Është i pazëvendësueshëm. Xhemati e do”, shkruhej në pankartën e vendosur në derën e Xhamisë së Madhe. /Telegrafi/