Zaevi për “Al Xhezairën”: Opozitarët i kërcënojnë me vdekje

Besojmë në zgjidhje përfundimtare në të cilën Nikolla Gruevski do të largohet nga skena politike, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën e djeshme për  “Al Xhezaira”“.

–Ky është një reagim i papritur i Gruevskit. Është për të ardhur keq që dëshiron edhe VMRO DPMNE të fus në këtë. Krimi është rreth Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt- tha Zaev. Ka kërcënime me jetë ndaj disa opozitarëve, tha lideri i LSDM, Zoran Zaev dje për “Al Jazeera”. Këtë që deri tani e kemi publikuar nuk është as 10 për qind e asaj që e kemi. Kemi dosje për liri dhe demokraci ku ka dëshmi konkrete për gjëra që ende janë tabu temë në Maqedoni: Nikolla Mlladenov, mbyllja e televizionit A1, Martin Neshkovski, emri- çfarë tradhtie është bërë me emrin. E vërteta është fshehur nga opinioni. Ne luftojmë me dëshmi dhe me gjithë mjetet legale ndërsa Gruevski bën çmos vetëm e vetëm të mbroj lëkurën e vet- tha Zaev.

 Ai i është përgjigjur pyetjes përse vendosi që të anashkalojë gjykatat e vendit dhe që të shpërthejë “bomba” në konferenca për gazetarë. 

“E vërteta për Maqedoninë nuk mund të dëshmohej nga gjykatat që janë të korruptuara dhe krejtësisht në shërbim të regjimit të Gruevskit. Ne do t’i zbulojmë të gjitha gjërat e pista që janë bërë në mënyrë që gjëra të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, ka deklaruar Zaev.

Lideri opozitar ka thënë se fushata dhe publikimi i bombave ka ndikuar që te shumica e qytetarëve të demaskohet miti i ndershmërisë së Gruevskit. Sipas Zaevit, publikimet dëshmuan se për interesa personale kryeministri ishte i gatshëm që të bashkëpunojë edhe me mafian, siç u dëshmua në incizimet e fundit kur Gruevski bënte plane se si të ndahej një pronë e madhe në “Vodno”.

Sipas Zaevit, Gruevski pretendonte se po mbronte prona kishtare, por në fakt realizonte interesat personale.

Një efekt tjetër i bombave është “vrasja e frikës”, ka thënë Zaev. “Sot nuk është tabu temë të përmendet shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov. Më parë njerëzit vetëm pëshpërisnin për të bëmat e tij por nuk guxonin të flisnin”, ka deklaruar Zaev.

Ai ka thënë së kryeministri Gruevski është duke u përpjekur që të gjitha këto prapësi t’i mbulojë duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me shërbime të huaja. Por, Zaev thotë se kjo është demagogjia e zakonshme të gjithë diktatorëve, në momentet e fundit të sundimit të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button