Arifi: BDI mbetet në qëndrimin për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi ka thënë se situata me përgjimin është e ndërlikuar, duke përsëritur kërkesën e partisë për ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.

Sipas saj, BDI ka deklaruar shumë herë se bëhet fjalë për një situatë  jashtëzakonisht të ndjeshme politike dhe shumë pasoja të mundshme për stabilitetin e vendit.

“Ne kemi deklaruar se gjatë kësaj situate, që është vërtetë e ndjeshme, të sillemi si një subjekt politik me përgjegjësi. Prandaj edhe mbetemi me qëndrimin se, është e rëndësishme dhe e domosdoshme  përfshirja e faktorit ndërkombëtar në lehtësimin dhe rivendosjen e sistemit, duke pasur parasysh faktin që me tërë këtë situatë ka ardhur në pyetje autoriteti i institucioneve”, ka thënë Arifi.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ju si parti dhe si individa , duhet te merrni pergjegjesi per degjenerimin e institucioneve dhe ligjeve te ndryshme. Ti,je njera prej tyre qe e lejove situaten rw zhvillohet keshtu siq eshte zhvilluar ,por dhe vazhdon te zhvillohet.
    JE NJE HIPOKRITE.

Back to top button