Helsinki: MPB përdoren si instrumente për përfitime politike

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit Uranija Pirovska thotë se bisedat e publikuara vërtetojnë konstatimet në vazhdimësi të kësaj organizate. Pirovska, në deklaratën e saj për DW, thotë se institucionet e sistemit dhe MPB përdoren si instrumente për përfitime politike të VMRO­-DPMNE­së dhe për zbatimin e politikave të saj.

“Bisedat tregojnë qartas se VMRO­-DPMNE, përmes MPB-së, menaxhon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe ministritë e tjera, jep urdhër për t’u dhënë ndihma sociale votuesve që duhet të votojnë partinë në zgjedhje. Nuk ka dilemë se bëhet fjalë për një dhunë të strukturuar gjatë kohës së zgjedhjeve, që në masën më të madhe është kryer nga MPB”, tha Pirovska.

Ajo thotë se në kushte të tilla, është e pamundur ndarja e partisë nga shteti. “Përkundrazi, është më se e qartë se bëhet fjalë për keqpërdorim të të gjitha organeve shtetërore dhe institucioneve për qëllimet e partisë”, deklaroi Pirovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button