Zhernovski Jankullovskës: Dorëheqje menjëherë!

Menjëherë pas publikimit të ‘bombës’ së 7-të me radhë nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ku dëgjohen bisedat në të cilën bien dakord për mashtrimin zgjedhor në komunën Qendër, kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

“Vetëm një gjë nuk e kam të qartë – si mund të dëgjohesh në inçizime dhe ende të mos japësh dorëheqje?!? Si mundesh, pas të gjithave, ende të aktrosh si një ministre e Punëve të Brendshme e ndershme? Të kesh të paktën pak dinjitet të vogël, për të mirën tënde dhe për të mirën e shtetit. Dorëhiqu menjëherë !!!, shkruan Zhernovski në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button