Reshje të borës deri të dielën, nga e hëna mot stabil

Moti sonte do të jetë me vranësira dhe me të reshura të dëborës, ndërsa vetëm në pjesën juglindore të reshurat do të jenë të shiut dhe borës. Të reshura më intensive do të ketë në pjesët lindore dhe jugore, ku lokalisht pritet të bijnë mbi 20 litra shi në  metër katror, ndërsa në pjesët malore borë e re prej rreth 20 centimetra. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore.

Në Shkup do të jetë me vranësira dhe me të reshura të përkohshme  të shiut dhe borës, ndërsa më vonë gjatë natës vetëm të reshura të borës. Do të fryjë erë e përkohshme mesatare deri në të përforcuar veriore.

Nesër pritet mot i ndryshueshëm, paradite me të reshura të përkohshme të borës. Në pjesën juglindore të reshurat do të jenë të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë  e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 0 deri në 6 gradë Celsius.

Të dielën do të ketë kushte për rënie të borës, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare veriore.

Prej të hënën vijon periudha e motit të thatë dhe stabil, gjithkund me temperatura negative të mëngjesit, ndërsa temperaturat e ditës do të kenë tendencë të rritjes së vogël graduale.

Lajme të ngjashme

Back to top button