Mbledhje të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe për çështje ekonomike.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë propozimet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për policinë financiare dhe të Ligjit për Drejtorinë e doganave, të dy në lexim të dytë.

Në Komisionin për çështje ekonomike janë Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për inspektim teknik, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Inspektoratin shtetëror të tregut dhe Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për koncesione dhe partneritet privat, të gjithë në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button