KH: Tamara është viktimë e sistemit joefikas shëndetësorë
Pas publikimit të lajmit për vdekjen e vajzës nëntë vjeçare Tamara, Komiteti i Helsinkit doli me një deklaratë për shtyp ku thotë se rastin e kësaj vajze e ka ndjekur nga afër duke u munduar që të ndihmojë prindërit e Tamarës për ta mjekuar.
Komiteti i Helsinkit paralajmëron se do të ngrejë padi penale ndaj drejtoreshës dhe anëtarëve të Këshillit drejtues të Fondit për shëndetësi.
Sipas Komitetit të Helsinkit, Tamara është viktimë e sistemit jo efikas të mbrojtjes shëndetësore dhe mungesës së vullnetit për të pasur një zgjidhje pozitive nga ane Fondit shëndetësorë.