Moti me diell dhe me erë
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë deri tre gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri nëntë gradë Celsius.
Në Shkup moti i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 4 gradë Celsius.
Në ditët në vijim pritet mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje.
Temperatura më e ulët e mëngjesit në orën shtatë është matur në Berovë -10 gradë Celsius, pas çka vijojnë Lazaropole me -9 gradë Celsius, Manastiri dhe Mavrova me -8, Tetova dhe Kriva Pallanka me -7 gradë Celsius, Prilepi dhe Krusheva ku janë matur -6 gradë Celsius, Shkup (Petrovec), Ohër dhe Pretor -5 gradë Celsius, Kumanovë, Shtip, Demir Kapi dhe Vinicë -4 gradë Celsius, Strumicë dhe Kavadar -3, Shkup (Zajçev Rid) -2. Mbi zero temperatura ka qenë në Dojran ku janë matur dy gradë Celsius dhe në Gjevgjeli 3 gradë Celsius.
Më së shumti borë ka në Hanet e Mavrovës, ku shtresa e borës arrin 38 centimetra. Lazaropole me 35, Krusheva me 15, Pozharan 14, Tetovë dhe Gjurishtë 11, Ohër 8, Vinicë dhe Prilep 7, Topollçan 5, Manastir dhe Kriva Pallankë 4, Shkup 3 dhe Berovë 2 centimetra.