SpaceX shtyn lëshimin e raketës
Kompania private e hapësirës SpaceX ka shtyrë përpjekjen historike për të zbritur një raketë në një platformë në oqean.
Më pak se dy minuta para nisjes, inxhinierët kanë ndaluar lëshimin e raktës Falcon 9 nga baza Cape Canaveral e Floridës, duke përmendur disa parregullsi.
Një zëdhënëse e kompanisë SpaceX ka thënë se lëshimi do të bëhet më 9 janar.
Raketa Falcon pritet të bartë një anije me furnizime për gjashtë astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Zakonisht, raketa që e hedh anijen kozmike në orbitë bie në oqean si mbeturinë.
Por, kompania SpaceX shpreson të tregojë se raketa mund të përdoret përsëri.