Tre serbë e një shqiptar në garë për kryetar të Graçanicës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot katër kandidatë për Kryetar të Komunës së Graçanicës, të cilët vijnë nga tre parti të ndryshme dhe një iniciativë qytetare.

Në garën për të parin e kësaj komune do të jenë: Vladeta Kostiq nga “Lista Serbe” e certifikuar si iniciativë qytetare, Dragisha Miriq nga ‘Nova Partija Kosova’ (NPK), Nenad Rashiq nga ‘Progresivna Demokratska Stranka’ (PDS) dhe kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Shaip Berisha, transmeton kallxo.com.

Zgjedhjet në Komunën e Graçanicës do të mbahen më 18 janar 2015, ndërsa KQZ tha sot se përgatitjet për këtë proces po ecin sipas planifikimeve.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Graçanicës do të mbahen, pasi që ish kryetari i saj, Branimir Stojanoviq, është zgjedhur zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button