Shpëtohen pasagjerët, mes tyre dhe 22 shqiptarët

Një operacion i madh i kryesuar nga italianët dhe pasuar nga grekë e shqiptarë u zhvillua prej më shumë se 33 orësh në ujrat e Adriatikut ku jetë njerëzish u shpëtuan nga trageti që mori dje flakë pranë Korfuzit. Anija është tërhequr pranë ujrave italiane dhe pasagjerët që u shpëtuan e zbriten në portet italiane. Mes pasagjerëve te shpetuar qe kanë prekur tokën jane dhe 22 shqiptaret. Zyrtarisht flitet per 5 te vdekur, 4 prej te cileve te paidentifikuar. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e zyrtarizoi kete ne oren 12:50 minuta. Mësohet se në bordin e tragetit ndodheshin 478 persona, 268 prej të cilëve me kombësi greke, mbi 100 italianë dhe 25 shtetas me pasaportë shqiptare, ndërsa 54 persona janë pjesë e ekuipazhit. Nacionalitetet jane: 234 grekë, një rumune, 2 rusë, 6 austriakë, 2 hungarezë, 10 zviceranë, një kroat, 8 gjeorgjianë, 5 sirianë, një suedez, një kanadez, 2 ukrainas, një egjiptian, 18 gjermanë, 54 turq, 2 afganë, 22 shqiptarë, një maltez, 7 bullgarë, 3 nga Maqedonia, dy britanikë, 22 italianë, 3 holandisht, 3 belgë, 9 francezë, 2 irakianë.

Ora 13:40-Shpetohen te gjithe pasagjeret ne tragetin italian. Nuk dihet ende identiteti i 4 kufomave te zbuluara sot qe humben jeten pasi trageti mori zjarr ne garazh.

13: 00-Ministria e Mbrojtjes shqiptare: 5 të vdekur, 1 dje dhe 4 sot. Anija lëviz në gjëndje të lirë në drejtim të brigjeve tona. 20 persona në bord Personat të evakuar në qëndrat e pritjes në Bari, Brindisi dhe Lecce. Lëvizja e tyre me mjete ushtarake dhe mjete rasti.

KODHELI: EVAKUIMI DREJT FUNDIT, 5 VIKTIMA, SHPËTOHEN 22 SHQIPTARË, NË OPERACION 2 ANIJET TONA

Ora 13:00-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në një konferencë për shtyp deklaron se operacioni i shpëtimit pas zjarrit në anijen “Norman Atlantic” po shkon drejt fundit.

Duke iu referuar një komunikimi me homologen italiane, Kodheli konfirmoi se viktimat janë 5, ndërsa shtoi se të 22 shtetasit shqiptar që ndodheshin në bord u evakuuan.

“Unë dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion sa të vështirë dhe të komplikuar, deti ishte në forcë 7-8 ballë, era e madhe dhe natën që shënoi këtë ndërmarrje të jashtëzakonshme që më vjen mirë që pothuajse ka përfunduar me evakuimin e 22 shqiptarëve që ishin në bord”, tha ministrja.

Ministrja shtoi më tje se për operacionin e shpëtimit u angazhuan forcat ushtarake të Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

“Kamandën e drejtoi partneri ynë Italia, në praninë e 3 anijeve luftarake, San Girogo anija që moti komandën. Pjesë e operacionit ishte edhe anija jonë e ruajtjes së kufirit e cila u angazhua 14 orë në operacion, mbrëmë është kthyer dhe e ka zëvendësuar anija tjetër ‘Lisus’ që është ende prezent në operacion”.

Më tej ministrja shtoi se, në qendrat e pritjes po bëhen verifikime për emrat e pasagjerëve në anije.

Ajo shtoi se, “Fati i zhvendosjes së tragetit do vendoset pasi të largohet nga aty edhe pasagjeri i fundit”. /balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button