Gruevski: Jo qeveri teknike

Kërkesa për qeveri teknike është e papranueshme për kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Tejkalimi i ngërcit politik ashtu si në 2014 edhe në vitin e ri do të jetë një nga dëshirat e mia”-thotë Gruevski, por jo me kushtin për të ndarë pushtetin, qoftë edhe për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, që është një nga kërkesat thelbësore të opozitës maqedonase.

“Oferta është gjithmonë në tavolinë, por nuk është e pranueshme që të kemi situatë në të cilën do të formohej qeveri teknike, në cdo kuptim të fjalës. Si kryetar i Qeverisë, si kryetar i VMRO DPMNE-së do të bëjë cështë e mundur që kjo të ndodh, por do të pajtoheni se kjo nuk varret vec nga njëra palë, varret edhe nga pala tjetër nëse sinqerisht dëshiron që kjo të ndodh”, shprehet kryeministri Nikolla Gruevski.

Një qëndrim i prerë kundër I kreut të VMRO-së, dhe një qëndrim i paluhatshëm pro I kreut të opozitës maqedonase, sic duket do mbajën pezull vendin edhe gjatë vitit 2015.

Opozita maqedonase refuzon mandatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare me pretekstin se zgjedhjet ishin të manipuluara nga ana e partisë në pushtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button