Armiku i suksesit tim. Pushteti!?

Në të kaluarën mendoja që armiqtë e suksesit tim sillen vërdallë meje dhe presin momentin e duhur që të godasin, por jo të sulmojnë në atë mënyrë që unë të ringrihem përsëri, por të godasin aq fortë në plagën e krijuar nga historia, sa që të harroj se ç’don të thotë “suksesi shpirtërorë”.

Suksesi si tërësi në vete është burim i krenarisë sonë, krenari e dalë nga komunizmi dhe e hyrë në demokraci, apo ndryshe, e dalë nga robëria dhe e hyrë në shkatërrim. Është pikërisht ky që është bërë armiku im i fundit i suksesit tim që ndryshe quhet “pushtet”.

Tani të flas pak për armiqtë e vegjël të suksesit tim.

Përtacia – këtu nuk mendoj ta përkufizoj këtë shprehi të dëmshme per shkak se ne që moti pak a shumë e dimë se është thënë që njeriu është gjallesë përtace, mirëpo përtacia si fenomen nuk është armik i cili përleshet me njeriun, përkundrazi është frikacak që merr forma të ndryshme duke përdorur me mijëra dredhi që ta mposht njeriun.

Madhësia e rrezikut fshihet pikërisht këtu.

Ajo si e tillë e fiton karakterin e personit varësisht nga karakteri dhe sjelljet e njeriut që gjendet përballë, me sinonime të ndryshme si: mospërfillja, indiferenca, dembelizmi, snobizmi.

Përtacia si e tillë gjithmonë e merr rolin si artisti pa punë, herë merr formën e mikut të sinqertë dhe mirëdashës, herë formën e arsyetimit si sëmundje, lodhje, por përfundimisht ajo ka një filozofi mashtruese dhe letërsi demagogjike.

Armik tjetër i suksesit tim është edhe shoku i keq.

Është aq i ndyrë ky armik, sa që kjo është fatkeqësia më e madhe që mund ta godas një student apo person që ka vizion për sukses dhe si çdo e keqe edhe kjo është e maskuar dhe dinake.

Tjetër armik që kam hasur në suksesin tim është shembulli i keq.

Ky armik është parazit në forme njeriu, i cili vazhdimisht mundohet të pengojë apo t’ua mbyllë sytë njerëzve që kanë synim për sukses apo atyre që kanë arritur pozitë, famë apo pasuri. Ky lloj armiku ka ekzistuar që nga epokat e hershme. Në çdo kohë ekzistonin njerëz të cilët duke shfrytëzuar qëllim mirësinë dhe zemërgjerësinë e të tjerëve, i kanë mbushur arkat e veta. Por sot ata na janë bërë parazit të realtë.

Si çdo e keqe edhe shembujt e këqij kanë filozofin e vet, e cila shkakton vetëm të liga. Epiqendra e kësaj filozofie është “egocentrizmi”, vendosja e vetes në qendër të të gjitha gjallesave dhe të menduarit vetëm për veten. Ndërsa parimi i suksesit është të arrihet absolutja.

Tani do të flasë për armikun e fundit, armiku i cili doli në shesh shumë kohë më parë, por që ri gjithmonë në heshtje, sepse vetëm në heshtje dinë të shkatërron dhe kush mund të jetë tjetër pos “pushtetit”.Pushteti i ka të gjitha mekanizmat që të bën çdo gjë që do, i ka mediat, i ka paratë, i ka institucionet, thjesht i ka të gjitha dhe kjo de fakto sundon në mënyrë absolute dhe tani kjo është për t’u menduar se ne a jemi në shtet demokratik apo monarkik.

Fatkeqësisht ajo me këtë sundim qe bën ia arrijë që t’i fus në rradhat e veta edhe shumicën e mësimdhënësve tanë apo ndryshe duke i bërë “djathtistët” e tyre mësimdhënës.Ky është problem që duhet të diskutohet në debate publike, e jo me konsensus ndërmjet tyre, që rezultati dihet ende pa filluar, sepse janë pikërisht këta se në vend të të vlerëson apo të të jep vullnet të mirë, këta përkundrazi të kultizojnë dhe në mënyrë cinike të thonë: “ti nuk do të i’a arrish dot”.

E çfarë vlerësimi adekuat mund të presim, kur nuk dihet nga njerëzit e caktuar se çdo të thotë vlerësim i drejt dhe cilësor. E ç’te them tjetër kur “suksesi im” më është shndërruar në “burg”. E tani nuk më ka mbetur tjetër vetëm se të dal të shëtisim në rrugët e qytetit tim, duke mbajtur në kraharorë “burgun tim” me krenari.

Lajme të ngjashme

Back to top button