Pacolli: Unë isha në veri, të shkojnë edhe politikanët tjerë pa pyetur askënd

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ia rikujtoi krerëve të institucioneve të vendit vizitat e tij në veri të Kosovës, si president i vendit, duke iu thënë se për ta vizituar atë pjesë të shtetit nuk duhet ta pyesin askënd.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Pacollit.

“Ditët e fundit gazetat po shkruajnë se krerët e Republikës së Kosovës mund të shkojnë në veri, vetëm duke marrë leje në Beograd. Nuk dua ta besoj dhe e konsideroj diçka të papranueshme këtë lajm. Nëse do ishte i vërtetë do pyesja seriozisht, si liderët tonë e konsiderojnë at pjesë të Kosovës dhe kënd e përfaqësojnë ata!!!

Në 3 vizitat si President i vendit, në muajin e parë të punës time në pikat kufitare në veri të Kosovës dhe në qendrat e banuara më së shumti nga qytetarët e etnisë serbe, u shfaq fuqishëm shteti ynë, shteti i Kosovës. Unë askënd nuk e pyeta për te vizituar veriun (Mitrovicën e veriut dhe kufijtë e shtetit ne veri). Për mua vizitat në veri të Kosovës duhet të jenë routin, asgjë e jashtëzakonshme dhe për to nuk duhet të kërkohet leje prej askujt”. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button