TË LUFTOSH PËR PUSHTET!!!

Tashmë jemi në vitin 2014,edhe atë në fund të vitit,përsëri po flitet për situatën politike,për bombat nga njëra anë,nga ana tjeter për marrjen e mandateve ,për gjuetinë e shtrigave brenda partive,për stemat me luana ,për patriotizmin e ku ta di unë për çka tjetër.Të paktën kjo është panorama që na vjen nga mediat e shkruara dhe vizive, duke i shtuar kësaj panorame edhe pasigurinë.Dhe në këtë panoramë,qytetarët në Vendin Tonë në fakt jetojnë më keq se asnjëherë më parë, janë më të pasigurtë,janë më të varfër,dhe vazhdojnë të kenë po të njëjtat shërbimë private që të rrjepin,e kështu me rradhë.Por me sa duket është shumë më e rëndësishme të flitet për gjëra shumë ama shumë më sharmante se sa varfëria,apo se sa fakti që në qytetet tona nuk ka ujë të pijshëm apo ajër të mjafueshëm .

Ajo që është më interersante,në plot kuptimin e fjalës,është se të njëjtat shqetësime për qytetarët tanë vazhdojnë prej vitesh tanimë,dhe po të njëjtat shqetësime,unë,apo edhe ju miq dhe mikesha të nderuara kemi ca kohë që i diskutojmë me njëri-tjetrin apo shkruajmë dhe flasim për to.Por përsëri,gjendja përkeqësohet ,dhe kjo gjendje që përkeqësohet nuk përbën shqetësimin e opinionistëve apo analistëve apo çfarëdo emri paçin ato,sepse të flashësh për shqetësimet e njerëzve është kaq demode,kaq kot e kot,kaq palidhje e ndërsa të flasësh për X që u grind me Y,se si do të formohen parti të reja, se si kalojnë nga kjo parti në tjetrën,se si bëhen stemat e reja,kjo është në modë.Dhe kjo është taktika më e mirë e politikanëve që na përfaqësojnë ne,e që na dhunojnë gjatë këtyre viteve të ashtuquajtura “demokratike”. Në një farë mënyre,nuk kanë pasur shumë nevojë ta dhunojnë fizikisht popullin,pavarësisht se edhe këtë e kanë bërë,por në një masë më të vogël se sa dhuna e përditshme e ushtruar në mënyrë shumë konstante dhe të padukshme.Dhe kjo dhunë e përditshme, më e padukshme por më të rrezikshme është mungesa e debatit për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit.

Në Vendin tonë nuk ka debat idesh,dhe ky debat idesh në radhë të parë nuk bëhet nga politika zyrtare.Sepse që të bësh debat do të thotë të kesh ide,do të thotë të kesh strategji, do të thotë të debatosh mbi programe, do të thotë të debatosh mbi parime.Këto duken shumë të bukura për të qenë të vërteta në Vendin Tonë.Sepse hapësira mbulohet vetëm nga një polemikë e rëndomtë dhe vulgare e njerëzve që luftojnë për pushtet,dhe që ju përshtatet shumë mirë,si njërës ashtu edhe tjetrës palë që askush të mos debatojë.Sepse kështu do të prisheshin ekuilibrat e luftës politike të ndyrë,dhe do të rrezikoheshin shumica e politikanëve aktual.Të paktën ndonjëri që ka guxuar të shtrojë ndonjë parim apo të kërkojë ndonjë debat mbi ide shumë shpejt ka dalë nga rrethi vicioz i politikës zyrtare që bazohet tek polemikat e përditshme të bareve luksoze.Dhe ky është aspekti tjetër i dhunës politike të ushtruar ndaj qytetarëve,ndarja që politikanët kanë bërë mes lindjes e qendrës në njërën anë dhe perendimit në anën tjetër,pastaj në mes thashethemeve të shpifura të bareve luksoze,dhe sakrificës së tmerrshme që bëjnë përditën e lume shumica e qytetarëve për të mbijetuar në një shtet që vetëm siguri nuk ofron.Dhe kjo nuk ka lidhje se kush është në qeveri apo jo,sepse kjo po ndodh kushdo qoftë në qeveri, kjo po ndodh nga të gjitha palët.

Politikanët tanë zyrtarë e përdorin këtë (pra,varfërinë) vetëm për ndonjë ilustrim argëtues në parlament ,apo se kështu i ka këshilluar këshilltari i kumunikimit politik para se të dalin në debat.Madje, në këtë të fundit,shpesh janë të sajuar shembujt,sepse aq e madhe është varfëria dhe pasiguria në Vendin Tonë sa mund të shpikësh çdo lloj ilustrimi,dhe ai përsëri duket si i vërtetë.Dhe sjellja e këtyre shembujve iu duket sikur mjafton për të përligjur faktin që mbajnë pozicionet e tyre drejtuese apo dhe përfaqësuese të popullit.Ndërkohë që nuk ka shumë nevojë që të sjellin shembuj prekës,duke kujtuar se i bëjnë vend qytetarit në politikë.Sepse qytetari do të ishtë i përfaqësuar në qoftë se këta politikanë do të mund të ndërtonin një strategji (pavarësisht se kjo fjalë në Vendin Tonë është komplet e delegjitimuar) zhvillimi për vendin,do të ndërtonin programe të cilat do të mundësonin që qytetarët të jetonin më mirë,të jetonin më të sigurtë,të merrnin shërbime publike të denja,që qytetarët të mund të gjejnë një punë të denjë e me kontratë të rregullt pa u shfrytëzuar.Por që kjo të ndodhë,do të duhej që politikanët zyrtarë të hiqnin dorë nga elitizmi i tyre i pajustifikueshëm dhe nga përçmimi që kanë për popullin ,nga interesi vetjak,nga përfitimi pa kufi etj.E pak gjasa ka që kjo të ndodhë me këtë kastë politike që ka aktualisht në Vendin Tonë,sepse thënë thjesht e shkurt që kjo të ndodhë duhet që kjo kastë politike të mos jetë më aty.


Për këtë kastë politike është shumë më e thjeshtë që të shajnë njëri-tjetrin gjë të cilën (ata ose ato) nuk e kanë aspak shqetësim,sepse e dinë se çfaredo që të thonë për njëri-tjetrin në fund të ditës asgjë nuk do të ndodhë.Sepse shqetësim nuk është zhvillimi i Vendit Tonë,por vetëm pushteti.E vetmja luftë që bëhet është ardhja ose ruajtja e pushtetit por asesi zhvillimi i vendit.Dhe lufta rreth pushtetit kërkon edhe ushtrimin e dhunës ndaj popullit,gjë që është bërë edhe përmes dhunës kur populli ka guxuar të kërkojë ndonjë të drejtë.Por kjo bëhet shumë më mirë duke ushtruar dhunë politike të padukshme,atë më të thjeshtën,duke mos perdorur asnjë argument dhe duke mos bërë asnjë debat analizues,por vetëm duke sharë,ose duke përdorur një të folur komplet të sheshtë.Nuk është shumë e vështirë për të kuptuar se si kjo po ndodh në VendinTonë aspak fare.Mjafton të shohim çfarë ka ndodhur nga 2006 e këtej,që të mos lodhemi më shumë në retrospektivë.

Lajme të ngjashme

Back to top button