Reshje të dendura dhe përmbytje në Kaliforni
Pas një kohe të gjatë thatësire Kalifornia tashmë është nën mëshirën e reshjeve të dendura. Në shumë zona të shtetit amerikan mungon energjia elektrike, shumë lumenj kanë dalë nga shtretërit duke shkaktuar bllokimin e trafikut të automjeteve në shumë rrugë dytësore.
Janë të shumta shkollat e mbyllura në zonën e San Franciskos, si masë paraprake për sigurinë nga ana e autoriteteve.