Snouden: Nuk besoj në gjykim të drejtë në SHBA

Ish analisti në Agjencinë Amerikane për Siguri Nacionale (NSA), Eduard Snouden thotë se me kënaqësi do të kthehej në SHBA dhe të dalë para gjykatës, nëse i garantohet gjykim i drejtë, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Geteborgu.

“Nëse vullnetarisht do të lejoja të dënohem me burg të përjetshëm, atëherë do t’i kisha frikësuar të tjerët ta bëjnë atë që të gjithë në vend e konsiderojën se ishte hapi i vetëm i drejtë”, thotë Eduard Snouden në intervistën ekskluzive për Televizionin suedez SVT.

Tridhjetë e njëvjeçari amerikan për momentin ka azil në Rusi, ndërsa gjendet në arrati pasi mediave u dorëzoi të dhëna të besueshme për programin për kontroll dhe spiunim të internetit të cilën e zbaton NSA.

Kur Snouden para pak kohe ishte intervistuar nga ana e Bi-Bi-Si-së amerikane, sekretari shtetëror Xhon Keri ishte i vendosur në deklaratën se ai “ka bërë tradhti ndaj vendit të tij” dhe se duhet të bindet dhe të përballet me gjyqësinë amerikane.

“Do të ishte fantastike nëse gjykimi do të ishte i drejtë. Në SHBA kemi disa ligje të cilat mundësojnë çështje të shqyrtohet në gjykatë, por pikat e akuzimit nuk pamundësojnë të mbrohem me argumente rreth fushës për shoqërinë”, thotë Snouden për SVT.

Ai konsideron se para jurisë së madhe gjyqësore nuk do të mundej të thotë se procedurat e tij ndoshta kanë qenë në kundërshtim me ligjin, por se i arsyetojnë veprat penale që i bën shteti, ashtu që i gjithë gjykimi do të zhvillohej rreth asaj që ai e ka bërë, ndërsa jo pse e ka bërë.

Lajme të ngjashme

Back to top button