OSBE në Shkup mbështet ngjarjet kulturore mes komuniteteve

Promovimi i diversitetit kulturor të vendit, përmirësimi i respektimin të të drejtave të pakicave, si dhe nxitja e marrëdhënieve ndër-kulturore, janë qëllimi i ngjarjes kulturore që u zhvillua në Shkup të enjten mbrëma, në të cilën u shfaqen valle, këngë, poezi dhe tregime nga komunitetet e ndryshme etnike në mbarë vendin.

Ky aktivitet u organizua nga Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve me përkrahje nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

“Respekti për të drejtat e personave që u takojnë pakicave kombëtare është pjesë e të drejtave të njeriut të njohura ndërkombëtarisht,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Ralf Breth. “OSBE ka vulosur në dokumentet e saj themeluese dhe angazhimet e veta politike se ata janë faktorë thelbësorë për paqe, drejtësi, stabilitet dhe demokraci të çdo shoqërie.”

“Si një organizatë e sigurisë, qëllimi ynë kryesor në këto angazhime është të garantohet siguria dhe zhvillimi demokratik: kjo mund të arrihet vetëm përmes respektimit të diversitetit dhe bashkëpunimit aktiv.”

Drejtoresha e Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve, Vesna Babiç-Petrovski, theksoi se kjo ngjarje është mundësi unike për të gjitha komunitetet që në një vend të paraqesin trashëgiminë e tyre kulturore dhe krijimtarinë artistike

Lajme të ngjashme

Back to top button