Shtyhet vizita e Jahjagës në Tiranë

Pak ditë më parë, u njoftua se Presidentja e Kosovës, Atiftete Jahjaga, do të vizitonte Shqipërinë në 18 dhjetor, ditë kur ajo do mbante fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Ky lajm i ardhur nga Presidenca e Kosovës shërbeu si shtysë që partia opozitare në Shqipëri të rikthehej në Kuvend për të nderuar vizitën e presidentes Jahjaga.

Ditën e djeshme u vendos që Parlamenti shqiptar të shtynte punimet deri në 2 dhjetor me qëllim mosdjegien e mandateve të opozitës. Në seancën e 18 dhjetorit, seancë ku Jahjaga do të mbante fjalën e saj, do ishte e pranishme dhe opozita, e cila do mund të “shpëtonte” mandatet nga mungesa 6 mujore në Kuvend.

Anulimin e vizitës zyrtare të Jahjagës në Kuvend e konfirmoi dhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci. Ai tha për mediat se presidentja Jahjaga do të kryejë vizitën e saj në Shqipëri vitin e ardhshëm. Shkak është bërë detyrimi kushtetues që ka Presidentja e Kosovës për të mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re.

Lajme të ngjashme

Back to top button