Keri: Botës i kërcënohet “tragjedi klimatike”

Vendet në zhvillim duhet ta zvogëlojnë emisionin e gazeve me efektin e serrës, madje edhe nëse mendohet se kjo nuk është e ndershme, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri duke paralajmëruar se botës i kërcënohet “tragjedi klimatike” përderisa mosmarrëveshjet e pengojnë marrëveshjen globale.

“Kjo është përgjegjësi e secilit sepse sasia e përgjithshme e dioksidit karbonit, ajo që është e rëndësishme, nuk është pjesë e çdo shteti”, tha Keri në Lima ku zhvillohen negociata të vështira për marrëveshjen botërore për klimën.

Negociuesit e KB­së mbeten thellë të ndarë rreth detajeve nga marrëveshja me të cilën ngrohja globale do të zvogëlohet për dy gradë Celsius me zvogëlimin e emisioneve të gazeve me efektin e serrave. Marrëveshja duhet të përfundojë në Paris në dhjetor të vitit 2015, që të mund të fillojë të zbatohet nga viti 2020.

Shtetet në zhvillim konsiderojnë se Perëndimi duhet të mbajë barrë më të madhe për shkak të dobisë materiale të realizuar në procesin e industrializimit. Shtetet e pasura nga ana tjetër, me gisht tregojnë ndaj gjigantëve në zhvillim, siç janë Kina dhe India, të cilët djegin qymyr për ta inkurajuar zhvillimin e tyre të përshpejtuar, theksojnë mediat francize.

Lajme të ngjashme

Back to top button