Qeveria fsheh borxhin, Brukseli paralajmëron të mos zhytet me thellë!

Qeveria e Maqedonisë nuk jep një bilance përfundimtar të borxhit të shtetit, duke e shtrirë atë në institucione dhe ndërmarrje që marrin kredi me ose pa garancinë e shtetit. Sipas analistëve edhe pse qeveria mundohet të lavdërohet me borxhin e ulët krahasuar me shtetet  tjera shpesh edhe me ato më të zhvilluara, tregon qartë se ajo mundohet të fsheh borxhin.

Profesori i ekonomisë Abdylmenaf Bexheti, thotë se dy tre vitet e fundit rritja e borxhit publik nuk është normale. Sipas tij shlyerjen e borxheve i bëjmë me huazime të reja.

Komisioni Evropian si dhe institucionet ndërkombëtare dy herë Brenda një jave bënë me dije se po ndjekin trendin e borxheve të shtetit. Dy ministra të qeverisë, Fatmir Besimi dhe Mile Janakievski morën paralajmërimin se qeveria nuk duhet të marrë kredi sepse ata duhet që të kthehen.

Sipas ekonomistëve këto paralajmërime nga Brukseli për borxhin dhe marrjen e kredive të vazhdueshme na tregojnë se lëvizim në drejtimin e gabuar.

“Institucionet ndërkombëtare tani vetëm na tregojnë se rritja  shpejtë e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm nuk është në rregull. Nga ana tjetër brengos fakti se në shtet nuk ka të dhëna të sakta për borxhin e përgjithshëm”, thotë analisti ekonomik Sllobodan Najdovski.

Përkundër paralajmërime të Brukselit, Ministri i financave Zoran Stavrevski vazhdon të lavdërohet me atë se sa i përket borxhit publik, Maqedonia ka çfarë tu tregojë vendeve të terja ku sipas tij borxhi i atyre shteteve arrin deri në masën e 96 për qindëshit ndërsa borxhi publik i Maqedonisë është në masën 46 për qind të prodhimit bruto vendor.

Informacionet e fundit për borxhin publik që u dhanë në shtatorë janë 3,3 miliard euro. Prej tyre 2,2 miliard euro janë borxhi I jashtëm dhe 1.1 milion euro janë borxhi I brendshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button