Ligji për rregullim të veprimtarisë së paregjistruar në procedurë parlamentare

Ulja e ekonomisë gri, rritja e numrit të vendeve të punës, avancimi I të drejtave të punëtorëve, shkatërrimi i konkurrencës jolojale, ulja e fshehjes së evazionit të tatimit dhe mbrojtja e konsumatorëve, është qëllimi i Propozim ligjit për ndalesë për kryerjen e veprimtarisë së paregjistruar, që hyri sot në procedurë kuvendore.

Ai duhet ta parandalojë ushtrimin e veprimtarisë së paregjistruar të përmasave të mëdha, ndërkaq nuk i përfshin punët dhe shërbimet në amvisëri, punën për nevoja personale, ndihmën fqinjësore he ndihmën familjare, punën në gjendje emergjente dhe të jashtëzakonshme.

“Me këtë ligj, i cili i ndjek shembujt pozitiv nga fqinjësia jonë dhe një numër i madh i vendeve evropiane, dëshirojmë të tregojmë luftë të pa kompromis kundër ekonomisë gri, të mundësojmë mbrojtje më të madhe të vendeve të punës, të ndikojmë në nxitjen e ekonomisë formale dhe uljen e asaj joformale, dhe thjeshtë, për kushte më të mira për zhvillim të ndërmarrjeve, të rritjes së numrit të punëtorëve të paraqitur në mënyrë që të mund ta realizojnë të drejtën e vet të sigurimit shëndetësor apo mundësisë për realizim të pensionit familjar apo invalidor”, theksoi ministri Dime Spasov, duke e arsyetuar ligjin në mbledhjen e Komisionit kuvendor për punë dhe politikë sociale.

Spasov sqaroi se me ligjin definohet veprimtaria e paregjistruar si veprimtari të cilën e kryen personi juridik i cili nuk është regjistruar në regjistrat e posaçëm të caktuar me ligj, nuk posedon akt të caktuar ligjor, ushtrim të veprimtarisë nga na e personit fizik që nuk është regjistruar tek organi kompetent, si dhe ushtrim të veprimtarisë nga ana e personit fizik pa poseduar akt të caktuar për përmbushjen e kushteve për ushtrimin e vepimtarisë, si dhe kur persona juridik dhe fizik ushtrojnë veprimtari në kundërshtim me ndalesën për ushtrim të veprimtarisë së shqiptuar nga organi kompetent.

Sipas tij, ligji duhet t’i përfshijë mos paguesit më të mëdhenj të tatimeve dhe kontributeve sociale, të cilët në mënyrë indirekte punësojnë punëtorë të tjerë për të cilët nuk paguajnë kurrfarë të dhënash, nuk janë të siguruar. Në mënyrë të tillë, sqaroi, përveç që do të mundësohet avancimi i të drejtave të punëtorëve, do të krijohen kushte edhe për uljen e konkurrencës jolojale, por edhe të ekonomisë gri.

Lajme të ngjashme

Back to top button