Zbulohen karakteristikat e Samsung Galaxy S6

Sipas uebsajtit kinez CNMO, telefoni më i mirë pasardhës i linjës Galaxy do të sjellë një ekran më të madh krahasuar me S5.Një imazh i kapur i databazës së testimit të standardeve në AnTuTu zbulon disa nga specifikat e Samsung Galaxy S6. Nëse imazhi i kapur është real, të dhënat zbulojnë disa nga veçoritë më të rëndësishme të telefonit të ardhshëm të Samsung.

Samsung Galaxy S6 supozohet të ketë një ekran 5.5 inç Quad HD me rezolucion 1440×2560. Ky smartfon do të fuqizohet nga një çip 64 Bit tetë bërthamës Exynous 7420. Ky model mendohet të jetë version evropian i telefonit, sipas PhoneArena. Pra, ekziston mundësia që të tjera rajone të vërejnë një procesor tjetër në Galaxy S6, të tillë si Qualcomm Snapdragon.

Një kamera frontale 5 Megapixel dhe kamera të pasme 20 Megapixel do të jenë përgjegjëse për fotografinë. Android Lollipop 5.0, 3GB RAM, dhe 32 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave janë veçori të tjera të smartfonit. Me padyshim, Samsung do të ofrojë modele të tjera me më shumë hapësirë të dhënash si dhe mbështetje për kartat microSD.

Vitin e shkuar, Samsung zbuloi Galaxy S5 në Kongresin Mobil Botëror në muajin shkurt dhe më pas lansoi telefonin në muajin prill. Pra nëse strategjia e kompanisë nuk ka ndryshuar, mund të presim prezantimin e Galaxy S6 në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button