Menaxhim me higjienën në kushte të katastrofave

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim sot fillon me kursin ndërkombëtar pesëditor me temë “Uji, sanitari dhe higjienë në katastrofa me kontekst urban”. Kursin organizohet në suaza të trajnim programit të nismës për parandalim dhe gatishmëri për katastrofa në Evropën Juglindore për vitin 2014.

Krahas përfaqësuesve nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë ftuar edhe përfaqësues së Kryqit të Kuq të RM­së, Instituti për Shëndet Publik dhe Qyteti i Shkupit, ndërsa nga vendet e rajonit është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e personave nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Turqia.

Kursi ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve institucionale për menaxhim me ujin, sanitetin dhe higjienën në kushte të katastrofave të shkaktuara në mjedise urbane.

Lajme të ngjashme

Back to top button