Obama në spital, ankohej për dhimbje fyti

Presidenti i SHBA-ve, 53-vjeçari Barack Obama, është ankuar për dhimbje fyti, dhimbje që e kanë detyruar atë të kryejë domosdoshëmrisht një vizitë mjekësore.

Mjeku i presidentit Obama bën të ditur se presidenti, i cili kreu disa teste mjekësore një ditë më parë, vuan nga një inflamacion i lehtë për shkak të një refluksi gastrik.

Mjeku Ronny Jackson, tha gjatë deklaratës për shtyp se simptomat e presidentit janë në përputhje me simptomat e këtij inflamacioni dhe do trajtohet në përputhje me rrethanat. Jackson shprehet se presidenti Obama shkoi për vizitë në spitalin ushtarak “Walter Reed” ku kreu vizitën mjekësore që u zhvillua pasditen e së shtunës.

Mjeku i presidentit Obama tha se i kish kërkuar këtij të fundit të kryente një vizitë mjekësore që dy javë më parë kur Barack Obama kish nisur të ankohej për dhimbje fyti. Lidhur me shkaqet për dhimbjen e fytit të presidentit, mjeku Jackson nuk ka dhënë asnjë shkak. Vetëm pak muaj më parë, në qershor, Barack Obama kreu një sërë vizitash nga ku rezultoi i shëndetshëm. Sipas Institutit Kombëtar Amerikan të Mjekësisë, shkak për dhimbje fyti mund të bëhen faktorë të tillë si: konsumimi i alkoolit apo pirja e duhanit. Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, është një ish-duhanpirës./ Ikub

Lajme të ngjashme

Back to top button