Another day in the ghetto!

Agoi dielli,shenjë për fillimin e një dite të re.. Edhe një ditë e re me plot stres dhe probleme!

Edhe një ditë e re pa 5 euro n’xhep!
Edhe një ditë e re ku varfëria dëshiron të na hajë!
Edhe një ditë e re ti,unë e plotë të tjerë ndihemi të stresuar!
Edhe një ditë e re ku një djalë i ri është dëshpëruar nga jeta sepse nuk është aty ky kishte planifikuar dikur; një djalosh tjetër sepse nuk ka gjetur punë!
Edhe një ditë e re ku një vajzë u detyrua të punojë punë të cilën nuk e do me qëllim të sigurojë kafshatën e bukës për familjen!
Edhe një ditë e re ku tregu nuk shënon shitje!
Edhe një ditë e re ku nuk ke vullnet për mësim!
Edhe një ditë e re planifikon si t’ia mbathësh prej këtij vendi!
Edhe një ditë e re çajtoret, kafeteritë, Facebooku FULL!
Edhe një ditë e re ku një i ri nuk mund të martohet sepse s’ka dhomë më tepër ku të jetojë me nusen!
Edhe një ditë pa benzinë, pa kredi në telefon, pa makijato, pa para,pa burek…. pa bukë!
Edhe një ditë e re ku plaku punon punë të rëndë fizike!
Edhe një ditë e re detyrohesh ti buzëqeshesh pronarit!
Edhe një ditë e re ku sheh shum njerëz që merren me mua dhe me ty (sepe s’kanë punë tjetër)
Edhe një ditë e re sheh djalin e ri me thikë dhe pistoletë-Ditë e re plot dhunë!
Edhe një ditë e re plot narkomana!
Edhe një ditë e re plot Haram!
Edhe një ditë e re vrasje (dikush dikujt ia hoqi flamën)!
Edhe një ditë e re bukë ka veç për partiasht, tjerët që janë unt ndasht!

Probleme, probleme gjithandej trevave shqiptare! Varfëri e skajshme, jemi populli më i varfër në Europë, ndërkaq mediat tona akoma merren me:
“Islami” “Radikalizimi” , “A ka vehabizëm te ne”, “Ekstremizmi”, “Blero i vetmuar”, “Bleona”, të pasmet e asaj etj…”
Jo! Problemi kryesor është varfëria në popull! Lerni foret e pallavrat që i plasoni në media sepse ne kemi tru, sjemi debila, e dimë se në këtë mënyrë doni të heshtni korrupsionin që është i përhapur gjithandej ku jeton ky popull!
Në vend të organizohen debate se si të dalim prej kësaj katrahurhe, ata organizojnë debate me temën “Islami Radikal” dhe e ftojnë Shefqet Krasniqin 10 herë, dhe pastaj prapë prej fillimi!
Në vend se ne të shohim lajme të llojit filan pushtetari me para të popullit ka shku në pushim, e ka qaros ‘dashnoren’, ti sheh lajme të llojit: “SKANDAL: Filan Hoxha tha këtë, tha atë në Hutbe!
Nuk qe hoxha fajtori që populli ynë është i varfër me dekada! A e kujtoni Anijen e famshme në Vlorë, e stërmbushur me shqiptarë?! A i shihnui autobusët në Ferizaj, të stërmbushur me shqiptarë?! Cilin destinacion kanë?! Kudo të jetë,vetëm këtu më jo!
Hoxhallarët nuk janë në pushtet, nuk ikin prej tyre! Ikin prej jush dhe paaftësisë suaj!
Mos na e ofendoni inteligjencën me “patriotizmin” e juaj falco; me Skenderbega e Mic Sokola! Patriot i vërtetë është ai që ka ide a propozim se si këtë rini ta punësojë!
Rini kjo e cila,ndoshta pa besimin në Zot, për shkakun tuaj,ndoshta dhe do ishte vetvrarë! Zot na mbroj!

“Sa her t’kshyri ty ma kujton jeten
Se kur t’shoh n’sy gjith e shoh veten
Ka ardh koha jote e duhesh mu rrit tash
Ti je jeta qe manifestohet n’mish e n’asht
Se di pse t’ka ra hise me lind n’kit ven t’plast
E di qe ma mir ishe rrit me pas lind jasht
S’ki ti faj qe i ki prindt e qart
Qe per me t’ushqy ty rrin me bark t’shprazt
Jeta ka kuptim po na kurr nuk e kuptum (Kurr)
Fmi nenvlersum me shpirtin e coptum Dhunë!
I msum mos me kthy fjal ka dal 1 fjal qe shun
Tu u kon mu marr me ato n’rrug tu lyp pun
I viktumizum n’dhun
Me ja jep alltin pa hezitu gjun (Bang)
Qdo nat tu u lut tu flejt me tut naj her tu nej qut
Tu e dit qe n’dhom e ka plakin e smut
Derisa SNOBAT menojn qe i din senet mas mirti
Ky fmi pret plakit t’vet mi dal shpirti… ”
Bim Bimma

Lajme të ngjashme

Back to top button