Neziri nënshkroi Marrëveshjen për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Vietnamit

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri dhe zëvendës/ministri i industrisë dhe tregtisë të Vietnamit, Do Tang Hai nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Me këtë marrëveshje është krijuar një kornizë ligjore për zhvillimin dhe promovimin e bashkëpunimit ekonomik, i cili do të përfshijë degët e industrisë bujqësore dhe ushqimore, industrisë elektro-teknike, kimike dhe petrokimike, industrisë farmaceutike, bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, transportit dhe infrastrukturës, turizmim dhe mjedisit.

Marrëveshja parashikon promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike përmes odave ekonomike, institucioneve qeveritare, organizatave profesionale, të cilat do të përcaktojnë prioritetet zhvillimore për sektorin e biznesit, pjesëmarrjen në panaire dhe forume për tu njoftuar me produktet dhe kapacitetet e shërbimeve, pjesëmarrjen e përbashkët në projekte në tregjet e treta, duke formuar e përfaqësi të përbashkëta, filiale për kryerjen e aktiviteteve ekonomike (tregti, investime, shërbime financiare, joint venture, hapjen e kapaciteteve industriale etj), dhënien e shërbimeve të konsulencës dhe të ekspertëve.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, u zhvillua në kuadër të vizitës së delegacionit të lartë nga Vietnami, të kryesuar nga Zëvendës presidentja Ngujen Doan Ju, e cila kishte takim edhe me kryeministrin Gruevski.

Kjo vizitë e delegacionit të lartë vietnamez në vend, pritet të jep kontribut të ri në tregtinë mes dy vendeve si dhe paraqet mundësi për investime të reja.

Ministri Neziri gjatë takimit me homologun e tij, mori ftesë zyrtare për të vizituar Vietnamit në fillim të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button