FSSH do të ndajë më shumë para për spitalet që kanë shërbime më cilësore

Fondi i Sigurimit Shëndetësorë (FSSH), bën të ditur se institucionet shëndetësore të cilët do kenë shërbime më cilësore ndaj pacientëve do të marrin më shumë para nga fondi.

“Fondi nuk do t’i respektojë, gjegjësisht paguajë ato spitale që nuk do të akreditohen sepse në këtë mënyrë ato tregojnë se nuk janë të interesuar të sigurojnë shërbime standarde, procedura standarde dhe të krijojnë sistem, i cili do të jetë siguri edhe për pacientët edhe për të punësuarit në atë institucion. Siç mendojmë për miratim të masave stimuluese për më të mirët, ashtu mendojmë edhe për miratimin e masave dekurajuese për më të dobëtit”, tha Maja Parnarxhieva Zmejkova, drejtoreshë e FSSH-së.

“Për momentin asnjë spital nuk është i gatshëm për akreditim, të gjithë punojnë, por akreditimi kërkon procedurë të shkruar, të miratuar, formë të shkruar, pikërisht për këtë arsye për momentin duke llogaritur një ose dy javë, asnjë spital nuk do të ishte i gatshëm për këtë”, deklaroi  Elizabeta Zisovska, drejtoreshë e Agjencisë për cilësi dhe akreditim.

FSSH-ja dhe Agjencia për cilësi dhe akreditim sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim që të sigurohet shërbim shëndetësor 24 orësh në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit. Aplikimet e para për akreditim pritet të dorëzohen deri në fund të vitit të ardhshëm. Afatet deri kur duhet të gjitha spitalet të akreditohen nuk janë definuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button