Pianisti Shkëlzen Baftijari, sonte me koncert duo piano para publikut tetovar
Sonte në orën 19:30, në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë –Tetovë, do të mbahet koncert duo- Piano të Pianistëve Shkëlzen Baftiari dhe Kristijan Karovski.
Për herë të parë një koncert në piano mbahet në dy piano njëkohësisht në skenë.
Pianistët e mirënjohur do të interpretojnë pjesë nga repertori i kryeveprave botërore.
Ky koncert zhvillohet si pjesë e agjendës së manifestimit `Tetova Feston Nëntorin`.