Bushati për Reuters: Për në BE na duhen edhe 10 vjet

 

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka bërë të ditur dëshirën e Shqipërisë që takimi i jashtëm mes kryeministri Edi Rama dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç mund të bëjë që të harrohet incidenti mes dy skuadrave kombëtare.

Këtë deklaratë ministri Bushati e tha gjatë një interviste për Reuters.  Ndërsa është pyetur për shanset e vendit tonë për anëtarësimin në BE, Bushati u përgjigj se Shqipëria do të jetë gati brenda një dekade.    “Ngjarjet që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes, ishin vërtet të pakëndshme dhe ne i kemi dënuar provokimet dhe dhunën”, tha Bushati që nga Londra.

“Por besojmë se është e rëndësishme që të shohim drejt së ardhmes dhe të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat, në mendimin tim, do të ishin thelbësore për qëndrueshmërinë demokratike të rajonit dhe përparimin e tij drejt Bashkimit Europian. Është shumë e rëndësishme që të sigurohemi që edhe Bashkimi Europian dëshiron të ketë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit në gjirin e saj”, tha më tej.

Megjithatë, ambiciet europiane të vendeve ballkanike janë frenuar nga shefi i ri i Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker, i cili ka deklaruar se për pesë vjet nuk do të ketë asnjë anëtarësim të ri. Për Bushatin, asnjë vend i gadishullit nuk do t’I plotësonte gjithsesi kriteret deri në atë vit, dhe theksoi se mesazhi i Junkerit nuk ishte problem, por theksoi rëndësinë e mos dërgimit të sinjaleve negative.    “Ky mesazh publik nuk është shumë i ngrohtë”, tha ai në lidhje me deklaratën e Junkerit. /sotnews

Lajme të ngjashme

Back to top button