Gjykata Kushtetuese sot vendos për emrat shqip të shkollave të Çairit
Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme do të debatoj dhe vendos se a është kushtetuese apo jo ndryshimi i emrave të shkollave në Çair.
Katër shkollat e Çairit thuajse tre vite mbajnë tabelat me mbishkrimin shqip dhe emrat e veprimtarëve të shquar shqiptarë si Imri Elezi, Jashar Bej Shkupi, Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali, por në dokumentacionin zyrtar vazhdojnë të qëndrojnë emrat e vjetër Nikolla Vapcarov, Jane Sandanski, Cvetan Dimov dhe Rajko Zhinzifov. Kjo çështje nuk gjet zgjidhje edhe tani që me dikasterin e arsimit udhëheq kuadër i partisë politike shqiptare, pjesëmarrëse në qeveri BDI-së. Mësohet se vendimi për ndryshim të emrave nuk nënshkruhet nga ministri Ademi, sepse akoma nuk ka një marrëveshje për këtë, mes partnerëve të koalicionit qeveritarë BDI-VMRO.
Ndërkohë me iniciativë të Shehtanskit, gjegjësisht Inspektoratit Shtetëror të vetëqeverisjes Lokale kjo çështje u gjend para Gjykatës Kushtetuese e cila sot do të shqyrtoj dhe marrë vendim se vallë ndryshimi I emrave është në pajtim apo kundërshtim me kushtetutën.