Deputetët e PDSH-së zyrtarisht u kthyen në Kuvend
Deputetët e Partisë Demokratike Shqipëtare (PDSH) sot u kthyen në bankat kuvendore, pas paralajmërimeve dhe vendimit të konfirmuar nga trupat më të lartë të partisë.
Kuvendi sot e vazhdoi debatin për buxhetin e vitit 2015, ndërsa në seancën e 18-të në rend dite është Raporti për përparimin e vendit.
PDSH-ja e bojkotoi punën e Parlamentit pas incidentit me kolegët e BDI-së që ndodhi në Komisionin për financim dhe buxhet, kur deputetët debatuan për amendamentet për buxehtin për vitin e ardhshëm.