Moti sot me vranësira dhe reshje të shiut

Moti sot  do të jetë më i ngrohtë dhe me vranësira më të dobëta. Në pjesën  veriperëndimore  dhe juglindore të vendit do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të ketë edhe erë e cila do të jetë nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa do të jetë me intensitet më të lartë në vendet më të larta dhe malore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej shtatë deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri 26 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 23 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button