Kasparov: Putin diktator i Rusisë, po vë në zbatim ideologjinë fashiste

Geri Kasparov, ish-kampion bote në shah dhe kundërshtar politik i Vladimir Putinit e quajti vendin e tij diktaturë të sunduar nga një njeri i vetëm.

Kasparov foli gjatë një konference për shyp në Paris në mbështetje të oligarkut kazak, Muhtar Abljazov, i cili kërkohet në tre vende pasi akuzohet për mashtrim.

Pritet që të premten një gjykatë franceze të vendosë nëse ai do të ekstradohet në Moskë apo jo. Kasparov shoqërohej në konferencë nga e bija e Abljazovit, Medina, së cilës i është garantuar statusi i azilantes nga qeveria italiane në fillim të vitit.

Abljazovi është kundërshtar politik i presidentit kazak, Nursulltan Nazarbajev, i cili sundon vendin e tij për më shumë se dy dekada dhe nuk i toleron disidentët.

Kazakistani, Ukraina dhe Rusia e akuzojnë Abljazovin se ai ka përfituar ilegalisht më shumë se 6 milionë dollarë nga një bankë që ishte në pronësinë e tij, por që tani është sekuestruar nga shteti kazak.

Nga ana e tij, ish-Ministri i qeverisë kazake i mohon akuzat të cilat sipas tij janë të motivuara politikisht.

“Mendoj se do të jetë një shaka mjaft e keqe nëse gjykata franceze do të pranojë premtimin e Rusisë se zoti Abljazov do të jetë i sigurt në një burg rus dhe se nuk do të ekstradohet në Kazakistan.

Fatet e zotit Abljazov janë në duart e një njeriu të vetëm, zotit Putin, dhe jo personit që do të përfaqësojë Rusinë në gjykatë, kushdo qoftë ai. Rusia sot është një diktaturë e sunduar nga një njeri i vetëm i cili gjithnjë e më shumë po vë në zbatim ideologjinë fashiste”, tha Kasparov.

Putin ka ngritur dyshime për aftësitë e shahistit të madh si politikan, që kur ai e përshkroi si njeriun më të rrezikshëm në botë, edhe më të rrezikshëm se sa Shteti Islamik, por është bërë zëri më i madh kritik ndaj Presidentit rus në vitet e fundit./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button