Putin në Beograd: Rusia s’e ndërron qëndrimin për Kosovën

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë qëndrimit në Beograd ka thënë se Rusia nuk i tregton miqtë e saj dhe përkrahja parimore për Serbinë në lidhje me Kosovën nuk mund të ndryshohet.

“Kemi qëllim që të përkrahim Serbinë. Rusia nuk tregton me miqtë e saj”, ka thënë Putini gjatë takimit me presidentin serb, Tomislav Nikoliq.

Kur është fjala për Kosovën, Rusia mban qëndrim parimor i cili nuk mbështetet vetëm në miqësinë serbo ruse, por edhe të drejtën ndërkombëtare dhe drejtësi, ka thënë më tej Putin, transmeton Indeksonline.

“Kemi të kaluar të përbashkët dhe kam besim dhe shpresë që do të kemi edhe të ardhme të përbashkët”, iu ka thënë serbëve Putini. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button