Mbetet mister vdekja e britanikut Colin Jeffry

Deri më tani mjekët nuk kanë arritur të përcaktojnë shkakun e vdekjes së afaristit britanik Colin Jeffry .

Obduksioni i kryer nuk ka hedhur dritë mbi arsyet që kanë çuar në vdekje britanikun Colin Jeffry, i cili ndërroi jetë të enjten e javës së kaluar.

Mjekët dyshuan se britaniku ka ndërruar jetë nga sëmundja e cirozës, por edhe kjo hipotezë është hedhur poshtë nga analizat e deritanishme.

Vdekja e shtetasit britanik alarmoi autoritetet shëndetësore të Shkupit, të cilat dyshuan se bëhet fjalë për virusin “Ebola”.

Por alarmi u shuajt pas analizave të bëra në Gjermani, të cilat treguan se virusi vdekjeprurës nuk është shkaktar i vdekjes, ashtu siç u dyshua fillimisht, për shkak të simptomave të ngjashme.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button