Nga dita e premte do të kemi mot më të ftohtë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira mesatare lokale dhe me erë të dobët juglindore. Në orët e paradites do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për reshje të dobëta lokale të shiut në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa nëpër fushëgropat dhe luginat e lumenjve ende do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta, e cila pritet të zvogëlohet në orët e pasditës.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej nëntë deri 13, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshme dhe kryesisht i qetë, por edhe me paraqitje të mjegullave të vogla. Në orët e pasdites do të ketë më shumë periudha të ngrohta. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 25 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të ketë rritje të vranësirave, përkohësisht do të ketë edhe periudha të ngrohta, por do të ketë edhe kushte për reshje të përkohshme lokale të shiut, i cili me më shumë intensitet do të jetë në rajonet perëndimore të vendit, posaçërisht të shtunën.

Të enjten do të ketë përforcim të erës nga drejtimi jugor, ndërsa nga e premtja do të fryejë erë e fuqishme veriore i cili do të mundësojë rënie të temperaturës ditore për shtatë deri në tetë gradë Celsius

Lajme të ngjashme

Back to top button