Ku shkon Egjipti, lufta fetare e paevitueshme?

Ndërsa protestat e dhunshme vazhdojnë dhe përkrahësit e Morsit kërkojnë kthimin e tij, në Egjipt ka dalë në pah dhe një problem tjetër i madh, si ai i dhunës kundër të krishterëve. Sipas agjencisë ndërkombëtare CNN, në vend kohët e fundit ka pasur një rritje të dhunës anti-krishtere dhe kjo ka ardhur pasi kreu i 8 milion të krishterëve në Egjipt e çoi vendin ne grusht shteti. Ditët e fundit shumë priftërinj dhe qytetarë janë vrarë nga grupe islamike, që sipas mediave lidhen me grupin islamist xhihad.

Ndërkohë që vendin e trazirave e ka vizituar nënsekretari amerikan i shtetit William Burns. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në Egjipt, që nga përmbysja e Presidentit islamik, Mohamed Morsi në 3 korrik. Ndihmës. Sekretari Amerikan i Shtetit, ëshët takuar në Kajro me Presidentin e përkohshëm Adly Mansour dhe kryeministrin Hazem el-Beblawi si dhe kreun e forcave të armatosura, gjeneralin Abdel Fatah al-Sisi.

Burns tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin një Egjipt “stabil, demokratik dhe tolerant”. Ai theksoi se nuk vizitoi Kajron për të dhënë një zgjidhje për situatën dhe as për të dhënë leksion, “Uashingtoni ka bindjen se vetëm egjiptianët mund të përcaktojnë të ardhmen e tyre” tha Burns .

Në koferencën e tij për shtyp Burns tha se prioriteti i parë i qeverisë së përkohshme duhet të jetë fundi i menjehershem për çdo forme dhune dhe nxitje si dhe parandalimi i hakmarrjes, ndërsa shtoi se në vend duhet të fillojë një dialog serioz me të gjitha palët dhe të gjitha partitë politike”. Gjatë vizitës së tij dy ditore Burns do të takohet me drejtuesit fetarë dhe civilë, kryetarët e partive politike dhe personalitete të biznesit.

Të hënën Prokurori i Përgjithshem i vendit, ngriu asetet e 14 lidereve islamike. Mes tyre dhe udheheqesit të “Vëllazerisë Muslimane”, Mohamed Badie gjithashtu dhe numrit dy të kesaj levizje, Kairat al-Shater. Ky zhvillim është pjese e një hetimi më të gjerë mbi nxitjen e dhunës gjatë protestave. Dhjetëra njerez ndërruan jetë për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale pro dhe kunder Morsit javet e fundit. Të hënën mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Kajros për të kërkuar kthimin e Presidentit të përmbysur egjiptian Mohamed Morsi.

Lajme të ngjashme

Back to top button