PDSH braktis Parlamentin

Pas përleshjes së sotme të deputetëve, Imer Aliu nga radhët e PDSH-së bëri të ditur se grupi parlamentar i kësaj partie braktis Parlamentin.

“Kërkojmë urgjentisht të fillohet me procedure penale kundër Talat Xhaferit, Rexhail Ismailit, Mirvan Xhemailit, Artan Grubit e Musa Ibraimit. Ne do të marrim paraprakisht masa adekuate mbrojtëse ndaj këtyre dhunuesve. Informojmë opinionin se me rezistencën tonë do të vazhdojmë të mbrojmë interesat shqiptare”, ka thënë Imer Aliu i PDSH-së.

Nga PDSH thonë se do të kërkojnë përgjegjësi penale nga deputetë të BDI-së dhe shtojnë se incidenti i sotëm është kulminacioni i siç thuhet, “politikës së dhunshme që BDI me vite po e aplikon?!.

Lajme të ngjashme

Back to top button