Epidemia/ Ademi: Fillimi i vitit shkollor nuk do të shtyhet. Shkollat, aktivitete shtesë për higjienën

Fillimi i vitit shkollor me shumë gjasë nuk do të shtyhet.

Kështu tha sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i pyetur në lidhje me mundësinë që viti shkollor të shtyhet për disa ditë, për shkak të epidemisë së hepatitit.

Ministri tha se dikasteri që drejton ai është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Institutin e Shëndetit Publik.

“Ka një rekomandim për shkollat që u kërkon atyre aktivitete shtesë për mirëmbajtjen e higjienës. Nuk kemi marrë vendim për shtyrjen e fillimit të vitit të shkollor dhe mendoj se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, tha Ademi.

Komentet e tilla u bënë gjatë një konferencë për shtyp, ku ministri prezantoi rezultatet e afatit të dytë të maturës shtetërore.

Ministri tha se nga gjithsej 2.142 nxënës, 1.207 kanë kaluar testin e gjuhës së huaj.

Në lëndën e matematikës, niveli bazë, nga gjithsej 169 kandidatë, 111 kanë kaluar testin, ndërsa në nivelin e matematikës, niveli i avancuar, asnjë nga 8 kandidatët nuk ka dhënë testin./ aktuale

Lajme të ngjashme

Back to top button